ELBASANI

POZITA GJEOGRAFIKE
HOME
POZITA GJEOGRAFIKE
HISTORIA
EKONOMIA E ELBASANIT
FAQJA E KONTAKTIT
FOTOGRAFI TE QYTETIT
CHAT
LIBRI I MIQVE
SHTYPI SHQIPETAR
NUMERATORI TELEFONIK

Pozita gjeografike e Elbasanit.

Rrethit Elbasanit ka klime te pershtateshme per kultivimin e te gjitha kulturave, qe nga agrumet e perimet ne ambiente te mbrojtura dhe deri tek arrat e geshtenjat si kultura me nevoja ekstreme. Mesatarisht bien 1170 mm reshje ne vit dhe ka nje temperature mesatare vjetore 15 - 18 ° Celcius,me temperature minimale 0 - 3 grade dhe maksimale 32 - 35 grade. Ka mesatarisht 2530 ore ndriçim diellor ne vit dhe 332 dite me diell. Ka nje lartesi mbi nivelin e detit 70 - 128 metra nga Elbasani deri ne Dumre dhe me e larta 1411 metra maja e malit Bukanik. Mbizoteron klima medhetare kontinentale e cila krijon mundesi per plotesimin e nevojave per te gjitha kulturat.
Rrethi Elbasanit ka rezervat me te medha ujore ne vend. Ai pershkohet nga dy lumenj, Shkumbini e Devolli,qe veç perdorimit te tyre per ujitje kane sasi te medha inertesh. Rrethi Elbasanit ka 59 ujembledhes me nje siperfaqe prej 800 hektare.Ne 700 hektare te tyre kultivohet peshku.Nga keto,39 jane natyrore,kryesisht ne Dumre,duke I dhene kesaj zone nje bukuri te rralle dhe mundesi te medha zhvillimi.Ne Komunen Klos kemi 12 hektare siperfaqe ujore ne te cilen kultivohet rasati i peshkut.
Thellesia e liqeneve natyrale eshte 7 - 10 m me nje thellesi maksimale 61 m.Temperatura e ujit ne thellesi 25 - 50 cm eshte ne dimer 7.5 ° dhe ne vere 25 ° Celcius,temperature kjo e pershtatshme per gjallesat nenujore gjate gjithe vitit.Keto liqene me rezerva ujore prej 30 milion metra kub,shtrihen ne nje pllaje prej 280 km katror.